Categories: kosovë

Avokatja e Arlinda Zekajt: Ajo më thoshte se do ta vriste, pasi ai rrinte gjithë kohën me Haradinajt

Adelina Hoxha, avokatja që përfaqësonte Arlinda Zekajn, 49-vjeçaren e vrarë në Vitomiricë të Pejës, ka rrëfyer se klientja e saj kishte shprehur në mënyrë të përsëritur frikën se do të vritej. Sipas saj, Zekaj i kishte thënë se ish-bashkëshorti i saj e kalonte pjesën më të madhe të kohës me persona që mbanin mbiemrin Haradinaj.

“Arlinda ma ka potencu: ‘Ka me m’vra, se ai tanë kohën është me Haradinajt’”, ka thënë Hoxha.

Të lidhura

None found

Avokatja ka sqaruar se përmendja e këtij mbiemri nuk bëhet me qëllim që të akuzojë apo t’i ngarkojë dikujt përgjegjësi. Ajo ka deklaruar se e konsideron detyrim profesional dhe moral të përcjellë atë që viktima i kishte treguar para vrasjes.

Fakti që është përmendur mbiemri Haradinaj nuk përbën provë se ndonjë person me këtë mbiemër ka qenë i përfshirë në rast. Deri tani, institucionet e drejtësisë nuk kanë publikuar të dhëna që i lidhin persona me mbiemrin Haradinaj me vrasjen.

Drejtori i Policisë jep dorëheqjen

Pas rastit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje. Të premten, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se e kishte pranuar kërkesën e Hoxhës dhe e kishte liruar atë nga detyra. Me propozimin e ministrit Xhelal Sveçla, në këtë post është caktuar një ushtrues detyre. Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, Hoxha e përshkroi largimin e tij si “dorëheqje morale”.

Pezullime në polici e prokurori

Policia e Kosovës pezulloi një ditë më herët 11 zyrtarë policorë të Pejës, për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar rasti. Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi vendimin për zëvendëskryeprokuroren e Pejës. Sipas KPK-së, ajo kishte qenë në dijeni se më 22 tetor ishte shkelur urdhri për mbrojtjen e Arlinda Zekajt, por nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme prokuroriale.

Opozita e ka cilësuar të pamjaftueshme këtë masë. PDK-ja deklaroi se dorëheqja e drejtorit të Policisë nuk e përjashton ministrin Sveçla nga përgjegjësia për dështimet në këtë institucion. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, më herët ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Vrasja pas paralajmërimeve të vazhdueshme

Mbrëmjen e 25 tetorit, Arlinda Zekaj u vra me sëpatë pranë banesës së saj në Vitomiricë. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi policia e kishte shoqëruar atë në shtëpinë e përbashkët, në zbatim të një vendimi gjyqësor. Po atë ditë, ajo kishte raportuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje, ndërsa ai ishte ndaluar për 48 orë. Kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, u arrestua në Deçan në orët e vona të 27 tetorit.

Zekaj kishte kërkuar mbështetje nga institucionet për disa muaj. Dy ditë para se të vritej, ajo i ishte drejtuar me shkrim kryeprokurores së Pejës, duke u ankuar për mënyrën e trajtimit të rastit dhe për moszbatimin e vendimit të gjykatës. Kryeministri Kurti e ka cilësuar ngjarjen si pasojë të një zinxhiri lëshimesh sistemore nga institucionet. Vrasja ka shkaktuar protesta në Prishtinë, Pejë dhe qytete të tjera.

të fundit

Filipçe: Mickoski do të jetë i radhës pas rrëzimit të Orbanit dhe Vuçiqit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot se boshti mes Viktor Orbanit, Aleksandar Vuçiqit dhe Hristijan Mickoskit nuk është aspak…

46 seconds ago

Sondazhi i YouGov: Mbretit Charles i bie mbështetja, William dhe Catherine kryesojnë në popullaritet

Popullariteti i Mbretit Charles në Britani ka shënuar rënien më të madhe që nga nisja e mbretërimit të tij, duke…

8 minutes ago

Calhanoglu mund ta lërë Interin pa pagesë, Juventusi shfaq interes për mesfushorin

Kontrata e Hakan Calhanoglu me Interin skadon më 30 qershor 2027 dhe negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur…

8 minutes ago

Bugatti po shqyrton një sportiv më të lehtë me motor V16 dhe kambio manuale

Bugatti po shqyrton mundësinë e prodhimit të një modeli sportiv më të lehtë, të pajisur me motor V16 dhe ndërrues…

8 minutes ago

Aurela Gaçe rrëfen për albumin dhe protestat: Kam qenë aty që në fillim, të rinjtë nuk shohin të ardhme në Shqipëri

Aurela Gaçe është e ftuara e parë e “Live me Luizin”. Së fundmi ajo ka lancuar albumin e saj me…

12 minutes ago

Bochsler: Kosova mbetet temë tabu në Serbi, asnjë parti nuk flet hapur për pavarësinë e saj

Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e…

20 minutes ago