Manchester United pritet të përfitojë një përforcim të rëndësishëm përpara nisjes së sezonit të ri, pasi katër futbollistë me peshë janë pranë rikthimit në skuadër.
None found
Në takimin e katërt përgatitor, “Djajtë e Kuq” u ndalën në barazim 1-1 nga Paris Saint-Germain. Amad Diallo rrëmbeu topin në një zonë të avancuar dhe nisi aksionin që u finalizua nga Bryan Mbeumo me golin e barazimit.
United e kontrolloi lojën dhe prodhoi disa raste, por nuk ia doli të shënonte golin që do t’i siguronte fitoren.
Pas një sezoni të vështirë 2025/26, Amad ka spikatur me paraqitjet e tij gjatë fazës përgatitore. Ai mendon se skuadra e Manchester United do të rrisë më tej forcën e saj sapo të kthehen disa prej lojtarëve kryesorë.
Matheus Cunha, Marcus Rashford, Lisandro Martinez dhe Kobbie Mainoo pritet të bashkohen me ekipin në Dublin, aty ku United do të vijojë përgatitjet për edicionin e ri.
Duke folur pas barazimit me PSG-në, Amad nënvizoi se rikthimi i këtyre katër futbollistëve është i domosdoshëm për skuadrën.
“Na duhen tani Matheus Cunha, Marcus Rashford, Licha [Lisandro Martinez] dhe Kobbie Mainoo, të cilët do të bashkohen me ne në Dublin”, u shpreh Amad.
Me kthimin e tyre, trajneri Michael Carrick pritet të ketë më shumë zgjedhje në dispozicion, teksa Manchester United po futet në etapën e fundit të përgatitjeve përpara fillimit të sezonit të ri.
Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…
Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku po…
Paolo Bulgari, një prej emrave më të njohur të industrisë ndërkombëtare të bizhuterive luksoze, është ndarë nga jeta në Romë,…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin…
Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo shfrytëzimit seksual në internet, tregon…
Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për borë në zonat malore, ndërsa ngricat e mëngjesit dhe mjegulla do të jenë të…