Alisha Lehman është një emër i njohur i futbollit të femrave. Zvicerania ka bërë emër në fushat e lojës por edhe jashtë saj, pasi ajo është padyshim futbollistja më e ndjekur në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të shfaqet shpesh shumë joshëse, teksa ka kaluar tashmë 15 milionë ndjekës. Kjo e ka bërë atë objekt të propozimeve të çmendura dhe më të fundit e ka zbuluar vetë futbollistja në podkastin “DirTea Talk” me reperen Shirin David.
“Isha në Majemi, vendi im i preferuar. Takova miq në një klub atje”, tha fillimisht Lehman e cila zbuloi se kishte marrë një SMS të cilit nuk i ishte përgjigjur fillimisht. “Mesazhi ishte nga dikush shumë i njohur. Jemi takuar më parë, por jo personalisht. Ishim në të njëjtin eveniment”, tregoi Lehman. Ai i kishte dërguar mesazhin e mëposhtëm fillimisht Lehman dhe më pas truprojës së saj: “Unë do t’i paguaj Alishës 100000 për një natë”.
None found
Cili ishte reagimi Lehman ndaj ofertës pikante? “Nuk ka shans! Dhe gjithsesi: vetëm 100000??? Sigurisht që nuk u përgjigja, ishte çmenduri”, tha futbollistja zvicerane. Truproja e saj më vonë ka marrë mesazhe të tjera, këtë herë nga menaxheri i dërguesit. Thuhet se ai praktikisht i është lutur Lehman që ta pranonte ofertën.
Lehman nuk e ka treguar emrin e futbollistit, por insiston se ka prova. “Puna është se unë ende e kam mesazhin. Ai është pak budalla”.
PD gëzon mbështetje të jashtëzakonshme në SHBA. Ndryshimi është bërë vetëm për faktin se nuk na mbanin sallat, ka thënë…
Zijadin Sela ka komentuar deklaratën e Bilall Kasamit i cili tha Sela mund të bëhet pjesë e qeverisë, por jo…
Edhe një tjetër yll nga Kosova ka fituar vëmendjen në Zvicër. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin e Vaduzit, Lutfi…
Vijon të jetë shqetësuese situata nga zjarret në zonën e Frakullës, ku një tjetër vatër raportohet se po përhapet në…
Një 64-vjeçare është gjetur gjallë 11 ditë pasi përmbytjet shkatërruese përfshinë rajonin e lumit Bhotekoshi në Nepal. [...]Read More...
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të transportit ndërurban, duke vlerësuar se kjo masë rëndon veçanërisht…