Categories: Uncategorized

Shqiptarja nga Shkupi që dikur ishte yll i futbollit, sot mezi siguron kafshatën e gojës

Ish-futbollistja legjendare dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, Shyret Braimi nga Çairi i Shkupit, anëtare e dikurshme e KFF Shqiponjat nga Hasanbegu, e cila nga viti 2002-2008 me klubin e famshëm të femrave gjashtë herë luajit në Ligën e kampionëve europian, dhe fitoi mbi 10 kupa me ekipet që ka luajtur, në një intervistë për News-tv ka rrëfyer për ditët e vështira që po i kalon sot.

“Po kaloj një jetë të vështirë që se kam besuar as vet. Jetoj e vetme në shtëpi, pa prindër. Vëllezërit dhe motrat kanë familjet e tyre. Kam ardhur në situatë që të punoj si pastruese nëpër shtëpi të huaja. Shumë njerëz më kanë parë duke pastruar. Më pyesin a jam Shyretja, a jo? Përvec pastrimit, njerëzit më thërrasin edhe në përkujdesje të fëmijëve të tyre, kur ata kanë nevojë! Besomni se njerëzit habiten kur më shohin në këtë gjendje, thonë si është e mundur që një futbolliste me emër po pastron dhe përkujdeset për fëmijë”, thotë ajo.

Të lidhura

None found

Shyretja ka vetëm një dëshir.

“Dëshira ime është që të kem një punë të rregullt dhe një rrogë. Unë jam si ndihmëstrajnere në U15 të Maqedonisë për femra, por kemi grumbullime një herë në tre muaj, dhe na pagujnë nga 50 euro. Çka të bëj me ato para? Ju kam thënë disa personave që të më sigurojnë një vend pune, sepse e meritoj, pasi kam dhënë shumë djersë për futbollin. Po më thonë të pajisem me licencë, por sështë problem licenca. Unë do të pajisem, por ajo s’më jep ushqim. Unë kam nevojë urgjente për një vend pune në Federatë”, e përfundon rrëfimin e saj të dhimbshëm për News-Tv ish-futbollistja më e mirë e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra në vitet 2002-2008.

Shyretja deri në vitin 2015 ka qenë aktive, por më pas në mungesë të kushteve financiare është tërhequr nga futbolli aktiv.

të fundit

PDK-ja kërkon hapjen e institucioneve, Hoxha: Kurti dhe Vetëvendosje nuk janë mbi Kushtetutën

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar nga Albin Kurti që të thërrasë…

3 minutes ago

WSJ: Irani përdori armëpushimin 60-ditor për të fuqizuar ushtrinë dhe për të planifikuar një përballje të re

Irani e shfrytëzoi periudhën e armëpushimit 60-ditor për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake dhe për t’u përgatitur për një…

11 minutes ago

Interior Minister Summons Local State Police Chiefs to Meeting! Reason Revealed

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka thirrur në një takim drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit. Takimi do të zhvillohet…

26 minutes ago

Gaza in Focus as Trump Taps Kushner for Talks with Hamas, Sisi and Netanyahu

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-këshilltari i tij për Lindjen e Mesme, po zhvillon një seri…

26 minutes ago

If Meta Loses This Case, Instagram and Facebook Could Change Forever

Meta përballet me një nga betejat më të rëndësishme ligjore në historinë e saj. Kompania që zotëron “Facebook” dhe “Instagram”,…

27 minutes ago

PDK Blocks Entrance to Government Building, Hoxha: We Will Not Allow Kurti into the Prime Minister’s Office

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe…

27 minutes ago