Categories: maqedoni

LSH: Nuk pranon të jetë pjesë e një pushteti që, sipas saj, shkëmben të drejtat e shqiptarëve

Zijadin Sela ka reaguar ndaj deklaratës së Bilall Kasamit, i cili la të hapur mundësinë që Sela të përfshihet në qeveri, por jo në koalicionin VLEN.

Të lidhura

None found

Kasami tha se kabineti qeveritar mund të zgjerohet dhe se diskutimet janë të mundshme me të gjithë ata që pajtohen me programin e qeverisë.

“Nuk besoj që ka bisedime në drejtim të përfshirjes në VLEN, por që ka biseda në drejtim të përfshirjes në qeveri, ka biseda. Pra, qeveria mund të zgjerohet, por për momentin zotëri Sela, nuk jemi në bisedime me zotëri Selën për të qenë pjesë e VLEN-it. Për pjesë të qeverisë bisedojmë me të gjithë ata të cilët pranojnë programin e qeverisë dhe janë të gatshëm që të jenë pjesë e saj”, deklaroi Kasami.

Por nga Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës, në një prononcim për TV21, shprehen se nuk e konsiderojnë veten pjesë të një pushteti që, sipas tyre, i vendos të drejtat e shqiptarëve në funksion të pazareve politike.

“Lidhja Shqiptare nuk e sheh veten pjesë të një konglomerati mbetjesh të llojllojshme që tregtojnë të drejtat e shqiptarëve në shkëmbim të pushtetit”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Spekulimet për një afrim të mundshëm të Selës me pushtetin nisën pas takimit që ai zhvilloi javë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

të fundit

Kurti congratulates Albanians after elections in Serbia and comments on Vučić’s defeat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

2 hours ago

Agron Shehaj: after Vuçiç’s defeat, Edi Rama is next! No autocrat can escape the power of youth

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

2 hours ago

Agron Shehaj: Pas humbjes së Vuçiçit, radha i vjen Edi Ramës! Asnjë autokrat nuk i shpëton forcës së rinisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

2 hours ago

Kurti përgëzon shqiptarët pas zgjedhjeve në Serbi dhe komenton humbjen e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

2 hours ago

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

2 hours ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

2 hours ago