YJET E “CHAMPIONS”-it/ 10 futbollistë të rinj pritet të shkëlqejnë këtë sezon

Një brez i ri yjesh po trokasin fort në derën e elitës evropiane. Lamin Yamal i Barcelonës dhe Desir Doue i PSG-së, ishin padyshim futbollistët e rinj më të përfolur të sezonit që lamë pas, të cilët kanë spikatur për cilësitë e tyre të jashtëzakonshme në fushë.

Por janë të paktën edhe 10 emra të tjerë, të cilët pritet të lënë gjurmë në sezonin e ri, që rikthehet me ndeshje të martën, të mërkurën dhe të enjten këtë javë.

Në krye të listës qëndron malazezi Vasilije Adziç. Mesfushori i Juventusit iu bashkua ekipit në një marrëveshje tre-vjeçare në vitin 2024, pasi shkëlqeu me kombëtaren e tij kur ishte vetëm 16-vjeç.

Gjatë sezonit të shkuar Adzic luajti nëntë herë për Juven, përfshirë një paraqitje në Ligën e Kampionëve, si dhe një tjetër në Kupën e Botës për Klube ndaj Manchester City-t.

Jobe Bellingham është një tjetër talent, i cili duket se do të ecë në hapat e të vëllait të madh Jude Bellingham. 19-vjecari u transferua nga Anglia te Borussia Dortmund gjatë merkatos së verës.

Mesfushori pritet të ndihmojë ekipin në 2 ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Nga ana tjetër, tifozët e Manchester City janë kuriozë të shohin sesi do të paraqitet Claudio Echeverri, sulmuesi 19-vjec nga Argjentina.

Echeverri iu bashkua Cityt në një marrëveshje prej 12.5 milionë paundësh në janar 2024. Ai debutoi në Premier League në ditën e fundit të sezonit, si dhe u aktivizuar si lojëtar zëvendësues në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace.

19-vjecari Jorrel Hato, pritet me interes gjithashtu nga drejtuesit e Chelsit. Mbrojtësi nga Holanda është i gatshëm të mbulojë si krahun e djathë, atë të majtë apo qendrën.

Hato vetëm 16-vjec debutoi për Ajaxin, dhe 1 vit më vonë u bë kapiten skuadre. Sezonin e kaluar ai u shpall si lojëtari më i mirë nën 21-vjeç në kampionatin holandeze, përpara se të transferohej për 37 milionë paound drejt Chelsit.

Të tjerë lojëtarë me të ardhme premtuese janë 19-vjecari George Ilenikhena nga Maroku që aktivizohet për Monakon, Franco Mastantuono i Real Madridit, mesfushori francez Senny Mayulu (Paris St-Germain), sulmuesi i Liverpulit Rio Ngumoha, mesfushori I Arsenalit Ethan Nwaneri, apo 18-vjecari Geovany Quenda i Sporting-ut.