Categories: sport

Yildirim refuzon dorëheqjen e Kartalit pas incidentit me shishen në ndeshjen ndaj Romës

Barazimi 1-1 me Romën në Ligën e Kampionëve shkaktoi një zhvillim të papritur te Fenerbahçe, pasi trajneri Ismail Kartal njoftoi largimin e tij nga posti. Megjithatë, presidenti i klubit, Aziz Yildirim, nuk e pranoi dorëheqjen.

Të lidhura

None found

Vendimin për t’u larguar, Kartal e bëri publik gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të takimit. Ai deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen për t’i krijuar klubit mundësinë të vazhdonte përpara dhe se nuk planifikonte të rikthehej në këtë detyrë.

Pak minuta pas këtyre fjalëve, Yildirim u shfaq para gazetarëve dhe kundërshtoi vendimin e trajnerit. Presidenti sqaroi se dorëheqja ishte nxitur kryesisht nga një incident gjatë ndeshjes, kur një tifoz i hodhi një shishe uji në drejtim të Kartalit.

“Son­te dikush i hodhi një shishe uji në kokë trajnerit Ismail. Kjo është arsyeja pse ai është i trishtuar, kjo është arsyeja e dorëheqjes së tij”, deklaroi Yildirim. Ai shtoi se drejtuesit e klubit nuk ishin vënë më herët në dijeni për vendimin e trajnerit.

Yildirim theksoi se Kartal do të qëndrojë në drejtimin e skuadrës dhe se Fenerbahçe duhet t’i japë mbështetjen e nevojshme.

“Ismail Kartal mbetet trajner. Klubi duhet ta mbështesë trajnerin tonë. Për sa kohë që unë jam president dhe nuk largohem, Kartal është trajneri i Fenerbahçes”, u shpreh ai.

I pyetur nëse vetë Kartali duhet të konfirmojë qëndrimin e tij, presidenti dha një përgjigje edhe më të prerë.

“Ismail Kartal nuk ka nevojë të thotë se do të qëndrojë. Unë jam eprori i tij dhe i them ‘Do të qëndrosh’ dhe kaq. Këto gjëra ndodhin brenda familjeve. Derisa ta them unë, Ismail Kartal nuk mund të largohet nga këtu”, tha Yildirim.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të takimit të parë të Fenerbahçes në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, i cili u mbyll në barazim 1-1 ndaj Romës. Bryan Cristante shënoi për epërsinë e skuadrës italiane në pjesën e parë, ndërsa Archie Brown vendosi baraspeshën për vendasit në fillim të pjesës së dytë, pas asistimit të Mason Greenwood.

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

1 minute ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

8 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

10 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

25 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

25 minutes ago