Categories: sport

Kriza te Fenerbahçe thellohet, Ismail Kartal ndërpret kontaktet pas deklaratave të Aziz Yıldırım

Situata te Fenerbahçe është përkeqësuar ndjeshëm, pasi Ismail Kartal nuk është paraqitur në stërvitjen e ekipit dhe, sipas raportimeve nga Turqia, ka ndërprerë komunikimin me drejtuesit e klubit.

Gazetari Yagiz Sabuncuoglu ka bërë të ditur se trajneri turk e ka fikur telefonin dhe aktualisht nuk mund të kontaktohet nga drejtuesit e Fenerbahces.

Të lidhura

None found

Mungesa e Kartalit krijoi një situatë të pazakontë në skuadër, ndërsa seanca stërvitore u drejtua nga Dirk Kuyt dhe Zeki Gole.

Ky zhvillim vjen pavarësisht deklaratave të presidentit Aziz Yıldırım, i cili kishte theksuar publikisht se Kartal vazhdon të jetë trajner i Fenerbahçes. Sipas tij, tekniku është nën stres, por duhet të qëndrojë në detyrë dhe të vazhdojë punën.

Kartal e kishte paralajmëruar largimin pas barazimit 1-1 me Romën në Ligën e Kampionëve. Përveç rezultatit, ai ishte revoltuar edhe nga një incident gjatë ndeshjes, kur një tifoz e goditi në kokë me shishe nga tribunat.

Trajneri ishte përballur gjithashtu me presion për shkak të paraqitjeve jo bindëse të ekipit në javët e para të sezonit të kampionatit turk.

Megjithatë, sjellja e tij e fundit nuk përputhet me deklaratat e presidentit. Mosprania në stërvitje dhe mbyllja e kanaleve të komunikimit janë sinjale se qëndrimi i Kartalit për të ardhmen e tij mund të ketë mbetur i pandryshuar.

drejtuesit e Fenerbahçes pritet të përpiqen ta kontaktojnë trajnerin për të zhvilluar një takim urgjent dhe për të marrë një vendim përfundimtar rreth qëndrimit të tij në stol.

të fundit

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

4 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

5 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

20 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

20 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

21 minutes ago

DNA links Ted Bundy to the murder of Melissa Ann Smith more than 50 years after the crime

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

21 minutes ago