Categories: sport

Yazan Al-Arab, nga ndalimi i përjetshëm te autogoli i dhimbshëm me Jordaninë në Kupën e Botës

Jordania ka hapur rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026. Edhe pse përfaqësuesja aziatike u mposht thellë nga Austria, paraqitja e saj u vlerësua si mjaft dinjitoze.

Gjërat nisën keq për jordanazët që në fraksionin e parë të takimit, kur Romano Schmid kaloi Austrinë në avantazh.

Të lidhura

None found

Në nisje të pjesës së dytë, Jordania befasoi të gjithë. Ali Olwan, golashënuesi më i mirë i skuadrës, riktheu baraspeshën dhe për një moment u dha tifozëve shpresën se një mrekulli mund të ndodhte.

Por në fund të ndeshjes, 30-vjeçari Yazan Al-Arab mori rolin e figurës më të pafat të takimit. Mbrojtësi realizoi një autogol që i hapi rrugën Austrisë për të konfirmuar fitoren.

Jordanezët dolën të mundur nga kjo sfidë, ndërsa për Yazanin kjo ndeshje pritet të mbetet një kujtim i hidhur. Megjithatë, historia e karrierës së tij është po aq e pazakontë sa edhe interesante.

Në vitin 2023, ai mori një përjashtim të përjetshëm nga futbolli malajzian. Pas daljes së skuadrës së tij nga Kupa, Abu Arab ofendoi arbitrin, u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas e goditi atë me shqelm. Menjëherë pas kësaj, Selangor vendosi t’i ndërpresë kontratën futbollistit.

Më pas, Yazan kërkoi falje dhe sqaroi se reagimi i tij kishte ardhur pasi kushëriri i tij kishte ndërruar jetë pak kohë më parë, çka sipas tij i kishte bërë të humbiste kontrollin emocional. Sidoqoftë, kjo nuk mjaftoi për ta shmangur dënimin e rëndë.

Pavarësisht këtij episodi të bujshëm, karriera e Abu Al-Arab nuk u mbyll. Ai vijoi rrugën e tij në një klub irakian dhe më pas, gjatë vitit 2024, u transferua te një skuadër e Koresë së Jugut.

Po ashtu, ai vazhdoi të ishte pjesë e kombëtares së Jordanisë dhe shërbeu si një nga mbrojtësit kryesorë të ekipit që mbërriti në finalen e Kupës së Azisë 2023.

të fundit

Strakosha nis nga minuta e parë kundër Comos

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha rikthehet titullar te skuadra e AEK-ut të Athinës në Ligën e Kamponëve. Strakosha…

1 minute ago

Como shqyrton transferimin e sulmuesit të Manchester United në janar

Como është shfaqur si një ekip potencial për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, përpara afatit kalimtar të janarit. Skuadra…

1 minute ago

Veliaj kërkon të mos operohet në Fier, GJKKO: Vendimi i takon Drejtorisë së Burgjeve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur…

7 minutes ago

Transparency Board cuts fuel prices again

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

12 minutes ago

Rama criticizes inspectors and police: No more fines on scraps of paper; national register for administrative penalties, body cameras active!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

12 minutes ago

The unified “e-Gjoba” system is launched / Dashnor Sula: Every fine will be traceable through to enforcement, and citizens must know why they were fined

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

12 minutes ago