Carlos Queiroz ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës, vetëm tre muaj pasi mori drejtimin e skuadrës, menjëherë pas daljes së kombëtares nga Kupa e Botës 2026.
None found
Trajneri portugez 73-vjeçar, i emëruar në krye të Ganës në muajin prill, e çoi ekipin deri në vendin e tretë në grupin L. Rruga e Ganës në këtë turne u mbyll më pas në fazën e 1/16 së finales, ku u mund 1-0 nga Kolumbia.
Kështu, aventura e tij me “Yjet e Zinjtë” përfundon shumë shpejt, pasi qëndrimi në stolin e përfaqësueses zgjati vetëm tre muaj.
Për Queirozin, kjo ishte hera e pestë radhazi që merrte pjesë në Kupën e Botës në rolin e trajnerit. Më parë, ai kishte qenë në drejtim të Portugalisë, Iranit dhe Egjiptit në turneun më të madh të futbollit.
Largimi i tij konsiderohet ndër lëvizjet e para në stolat e përfaqësueseve, pas mbylljes së rrugëtimit të tyre në Kupën e Botës.
Në të njëjtën ditë, postin e trajnerit e la edhe Jamal Sellami te Jordania, pasi skuadra e tij e përfundoi grupin J në vendin e fundit dhe mbeti jashtë fazës eliminatore.
Qeveria e Kosovës ka zotuar mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë mandatit aktual, ndërsa ka bërë të ditur…
Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë…
Kategoria e DytëKanë përfunduar 3 ndeshjet e javës së 5-të në Kategorinë e Dytë, Grupi A [...]Read More...
Milani do të jetë pa Adrien Rabiot, Mario Gila dhe Diego Moreira për ndeshjen e së dielës në udhëtim ndaj…