Categories: sport

Austria e hap me sukses Botërorin, fiton 3-1 ndaj Jordanisë në sfidën e parë të Grupit J

Austria e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, pasi në ndeshjen e parë të Grupit J mposhti Jordaninë me shifrat 3-1 dhe siguroi tri pikët.

Skuadra jordaneze hyri në fushë me shumë guxim dhe rrezikoi që në minutën e dytë, kur Ehsan Haddad përfitoi nga një top i mbetur brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi shumë pranë shtyllës së djathtë. Në minutën e 17-të, Odeh Al Fakihouri provoi nga distanca me një goditje të rrezikshme, por Alexander Schlager bëri një ndërhyrje fantastike.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ishte Austria që kaloi e para në avantazh. Në minutën e 21-të, Romano Schmid e kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer një pasim pranë hyrjes së zonës dhe me një goditje të bukur e dërgoi topin në cepin e sipërm të portës për 1-0.

Jordania nuk u tërhoq dhe vazhdoi të sulmonte. Vetëm një minutë më pas, Ali Olwan iu afrua shumë golit të barazimit, por goditja e tij me kokë u ndal nga traversa. I njëjti lojtar provoi sërish në minutën e 34-t, por Schlager regjistroi edhe një pritje tjetër vendimtare.

Pas kthimit nga pushimi, këmbëngulja e Jordanisë dha rezultat. Në minutën e 50-të, Ali Olwan doli i vetëm përballë portës dhe nuk fali, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Austria reagoi shpejt dhe në minutën e 67-të mendoi se kishte rikthyer epërsinë. Pas një rrëmuje në zonë, topi shkoi te Marko Arnautovic, i cili nga afërsia e çoi në rrjetë për 2-1, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për prekje të topit me dorë gjatë aksionit.

Goli i dytë i Austrisë erdhi gjithsesi në minutën e 76-të, kur një krosim nga goditja e këndit u devijua në portën e vet nga Yazan Al Arab, duke i dhënë austriakëve avantazhin 2-1.

Kur gjithçka po shkonte drejt mbylljes me këtë rezultat, në zonën e Jordanisë u sinjalizua një prekje e topit me dorë dhe, pas verifikimit me VAR, arbitri akordoi penallti. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Arnautovic, i cili vulosi fitoren përfundimtare 3-1.

Falë këtij triumfi, Austria e nis në mënyrën më të mirë fazën e grupeve, ndërsa Jordania mbetet pa pikë, edhe pse zhvilloi një paraqitje të guximshme përballë favoritëve evropianë.

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

9 minutes ago

Drejt përfundimit drafti i ri për Dhomat e Specializuara

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t'u proceduar më…

16 minutes ago

Kërçeli kërkon sqarime për investimet në asetet e KEDS-it: Kush i financon milionat?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…

16 minutes ago

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka mbyllur vitin 2026 para kohe për shkak të lëndimeve që i pësoi në ndeshjen e…

17 minutes ago

Rama kritika inspektorëve dhe Policisë: Jo më gjoba në copa letre, regjistër kombëtar për masat administrative, kamera aktive në trup!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

21 minutes ago

Prezantohet sistemi unik “e-Gjoba”/ Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme deri në ekzekutimin e saj, qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

27 minutes ago