Categories: sport

Yamal mahnit në stërvitjen e Barcelonës në prag të El Clasicos me Real Madridin

Në seancën e fundit stërvitore përpara El Clasicos kundër Real Madridit, Lamine Yamal tërhoqi vëmendjen me një aksion spektakolar. Driblimet dhe goli i yllit të Barcelonës lanë të mahnitur shokët e skuadrës.

Pamjet e shpërndara nga faqja zyrtare e Barcelonës tregojnë formën e shkëlqyer të 19-vjeçarit. Me teknikën e tij, ai shmangu disa prej bashkëlojtarëve që kishte përballë dhe e përfundoi aksionin duke shënuar.

Të lidhura

None found

Rodri, portieri Dominik Livakovic, Gavi dhe Jesse Bisiwu ishin lojtarët që u përballën me driblimet e talentit spanjoll, pa mundur t’ia ndërprisnin aksionin.

Pas atij finalizimi, bashkëlojtarët e përshëndetën sulmuesin me ovacione dhe duartrokitje, duke vlerësuar spektaklin që dhuroi me topin.

El Clasico e parë e këtij sezoni në La Liga, që i përket javës së 10-të, pritet të luhet të dielën në “Spotify Camp Nou”, me fillim në orën 21:00.

Për këtë duel të madh me Real Madridin, Barcelona shpreson që Yamal të shfaqë të njëjtën formë edhe në fushën e lojës. Talenti i ri, i cili është ndër lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës katalunase, do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago