Categories: sport

Yamal i bindur: Spanja hyn në Botëror për ta fituar trofeun

Lamine Yamal është shprehur se Spanja mbetet mes skuadrave kryesore që synojnë triumfin në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se në çdo kompeticion futet me mendësinë për të dalë kampion.

Të lidhura

None found

Në prag të përballjes me Austrinë në fazën e 1/16-ës së finales, sulmuesi i Barcelonës bëri të ditur edhe se është në gjendje të luajë pa problem për 90 minuta të plota.

Duke rikujtuar rikthimin e tij pas lëndimit dhe golin e realizuar kundër Arabisë Saudite, Lamine tha: “Ndjeva një lumturi të jashtëzakonshme. Nuk kisha përjetuar kurrë më parë një ndjenjë të tillë. Kupa e Botës është diçka krejtësisht ndryshe”.

Ai u shfaq i sigurt edhe për objektivin final të ekipit, duke deklaruar: “Kur hyj në një turne, gjithmonë mendoj se do ta fitoj. Prandaj besoj se këtë vit do ta fitojmë Kupën e Botës”.

18-vjeçari pranoi se paraqitjet e Spanjës në fazën e grupeve nuk kanë qenë plotësisht bindëse, por nënvizoi se ekipi ka kapacitet shumë më të madh nga sa ka treguar deri tani.

“Ne jemi shumë më të mirë sesa ajo që kemi treguar. Në këtë fazë të turneut, gjëja më e rëndësishme është të fitojmë”, përfundoi Yamal.

të fundit

Endrit Azemi dyshohet se mashtroi me pretendimin për leukemi, gjykata e lë një muaj në paraburgim

Një muaj paraburgim i është caktuar Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, duke…

9 minutes ago

EMRI/ Përfitoi 190 mijë euro në “GoFundMe” duke mashtruar se vuante nga sëmundja e rëndë, arrestohet i riu shqiptar

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë…

9 minutes ago

Çitaku: Nisma ligjore për Dhomat e Specializuara do të dërgohet në Kuvend këtë javë

Shefja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora…

9 minutes ago

Kërcënime për bomba në mbi 450 shkolla gjermane dhe në Danimarkë, autoritetet nisin hetimet

Mbi 450 shkolla në Gjermani dhe disa institucione arsimore në Danimarkë janë përfshirë këtë të hënë në një valë kërcënimesh…

12 minutes ago

Armenia synon lidhjen energjetike me Turqinë dhe Azerbajxhanin, mes përpjekjeve për t’u bërë qendër e AI-së

Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon…

12 minutes ago

Janevska: Rritje prej 7.5% e pagave të mësuesve në mars, pa punësime të reja

Mësuesit do të marrin një rritje page prej të paktën 7.5 përqind në mars, ndërsa fondet për këtë qëllim janë…

13 minutes ago