Lamine Yamal, një nga emrat më të spikatur të Spanjës, ka folur për një prej ëndrrave të tij më të mëdha në Kupën e Botës: një finale ndaj Argjentinës, kampiones në fuqi.
None found
Futbollisti i Barcelonës ka thënë se, në rast se La Roja shkon deri në aktin përmbyllës të turneut, kundërshtari që do të dëshironte përballë do të ishte ekipi i Lionel Messit. Megjithatë, ai e ka bërë të qartë se objektivi kryesor mbetet fitimi i trofeut më të rëndësishëm në futboll.
Në një bisedë për Mundo Deportivo, Yamal u vu përballë pyetjes se me cilin lojtar do të donte të shkëmbente fanellën pas ndeshjes.
Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe e shkurtër: “Me Messin”.
Më pas, kur iu kërkua të zgjidhte kombëtaren që do të donte të përballej në finale, nëse Spanja arrin deri aty, talenti spanjoll nuk la vend për dyshime: “Argjentinën”.
Edhe pse ende shumë i ri, Yamal ka shfaqur ambicie të mëdha, por njëkohësisht ka theksuar se çdo dëshirë personale mbetet në plan të dytë përballë synimit madhor, triumfit në Kupën e Botës.
Botërori në Amerikën e Veriut ka prodhuar jo pak befasi, ndërsa disa futbollistë kanë dalë fuqishëm në pah në arenën ndërkombëtare.
I pyetur se kush ka qenë surpriza më e madhe e turneut deri në këtë pikë, Yamal veçoi heroin e Marokut, Ismael Saibarin.//
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…