Categories: sport

Yakin zyrtarizon mungesën e Johan Manzambit për sfidën e Zvicrës me Argjentinën

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka konfirmuar se Johan Manzambi nuk do të jetë në dispozicion për çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri zviceran njoftoi se mesfushori nuk është gati për duelin ndaj kampionëve në fuqi.

“Fatkeqësisht, Johan nuk mund të luajë nesër”, u shpreh Yakin, duke bërë të qartë mungesën e tij në takimin e fazës së tetë më të mirave.

20-vjeçari kishte munguar edhe në suksesin e Zvicrës përballë Kolumbisë në fazën e 1/8 së finales, pasi kishte pësuar një dëmtim në gju gjatë një seance stërvitore.

Yakin sqaroi se Manzambi nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për ndeshjen vendimtare ndaj Argjentinës.

Kjo mungesë konsiderohet një goditje e rëndë për Zvicrën, që synon të bëjë histori duke arritur për herë të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Gjatë këtij turneu, Manzambi është shquar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses zvicerane, me tre gola dhe dy asistime në katër ndeshje.

Tani, Zvicra do të tentojë të nxjerrë jashtë Argjentinën e Lionel Messit pa golashënuesin e saj më efikas në këtë Botëror.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago