Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk ka përjashtuar një largim të tij nga klubi katalunas në fund të sezonit 2023/24.
Kupa e Mbretit ishte një nga objektivat kryesore të Barçës këtë sezon, por Blaugranët e kanë hedhur në erë këtë shans pasi u mundën nga Athletic Bilbao .
Barça u mund në vazhdime me rezultat 4-2 nga një skuadër këmbëngulëse e Bilbaos, e cila thjesht refuzoi të dorëzohej.
Blaugranët tani do të fokusohen në mbylljen e diferencës në La Liga, ku janë pas Gironas dhe Real Madridit me shtatë dhe tetë pikë respektivisht.
Sa për Xavin, e ardhmja e tij mund të vendoset shpejt nëse Barça vazhdon të pengohet gjatë sezonit.
“Nëse në fund të sezonit nuk jemi në një nivel konkurrues, do të më duhet të largohem”, ka thënë Xavi pas eliminimit të Barçës nga Copa Del Rey.
“E di se ku jam, është një klub i mirë. Këtu në Barça ju duhet të fitoni tituj ose do të jeni në rrezik”.
“Jam i bindur se projekti këtu ka potencial të lartë me lojtarë të rinj të mirë”, përfundoi trajneri i katalunasve. /Telegrafi/
Postgame analysis of today's match pic.twitter.com/F7p1vEKMdf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 25, 2024