Xavi: Nuk ka kuptim të luajmë nesër, situata është kaotike

Xavi Hernandez foli në konferencë shtypi në prag të ndeshjes me Mallorcan.

Trajneri i Barcelonës shpjegoi fillimisht situatën me mungesat.

“Jemi në një situatë ekstreme, sepse kemi 17 apo 18 mungesa“.

Rregullat janë të ashpra dhe ne do të duhet të zbresim në fushën. Mallorca duket se është në një situatë të ngjashme me tonën. Nuk ka kuptim të luajmë nesër. Situata është kaotike.

Ndeshja duhet të ishte ndërprerë, por ne do të luajmë me ata që kemi në dispozicion. Nuk e kuptoj pse do të luhet kjo ndeshje.

Pse këmbëngul La Liga? Është pyetje për presidentin e La Ligës.

Kemi 11 raste me Covid-19 dhe mund të ketë edhe më shumë. Është ndalur Seria B në Itali, basketbolli. Sinqerisht nuk e kuptoj”.


Shtuar 1.01.2022 18:58