Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me përmisimet në skuadër që nga marrja e detyrës si trajner, teksa spanjolli nuk e ka përjashtuar mundësin që të luftojë për titull.
Objektivi real i katalanasve këtë sezon ka qenë kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por Xavi mendon se skuadra mund të bëjë edhe më mirë përpara derbit kundër Espanyol, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Ne nuk përjashtojmë asgjë, por distanca është e vështirë”, tha ai në konferencën e tij për shtyp.
“Qëllimi ynë është të përfundojmë në top katërshe, por nuk po përjashtojmë asgjë. Ndjenja po bëhet gjithnjë e më e mirë, le të shohim se sa larg mund të shkojmë”, shtoi Xavi.
“Në një nivel taktik, ne jemi përmirësuar shumë. Në përgjithësi jemi duke u përmirësuar në shumë aspekte. Mendoj se po përmirësohemi sepse po marrim përgjegjësinë për ndeshjet”.