Sipas faqes italiane, Calciomercato klubi katalanas është takuar me Fali Ramadanin, agjentin e Kalidou Koulibaly, për të mësuar rreth situatës së ardhshme të qendërmbrojtësit senegalez te Napoli.
Koulibaly është 30 vjeç dhe kontrata e skadon më qershor 2023.
Megjithatë, pavarësisht disa bisedimeve, lojtari nuk pranoi propozimet e bëra për rinovimin dhe Xavi Hernandez, trajneri i katalanasve, është i vëmendshëm për zhvillimet e ardhshme. /albeu.com/