Xavi: Ndeshjen e kthimit duhet të luajmë më mirë, Camp Nou do të jetë një tenxhere me presion

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, analizon barazimin 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League kundër Frankfurt.

“U përballëm me një kundërshtar shumë fizik. Nuk kishim lëvizjen e duhur të topit.

Nuk na ndihmuan as kushtet e fushës por barazuam duke shënuar një gol të mrekullueshëm. Ne kthehemi në shtëpi mjaft të kënaqur dhe Camp Nou do të duhet të jetë një tenxhere me presion për kundërshtarin.

Frankfurt ishte një fushë shumë e vështirë, si Stambolli dhe Napoli. Do të jetë e vështirë, ata janë të organizuar mirë por ne do të luajmë dhe do të sulmojmë më mirë, të jemi të kujdesshëm që të mos lejojmë hapësirë për kundërsulmet e tyre./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.04.2022 09:00