Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez për merkaton e janarit:
“Për momentin, ne nuk mund të marrim më shumë lojtarë për shkak të situatës së Fair Play-t Financiar. Ky është realiteti.
“Që atëherë e tutje do të shohim nëse mund të përforcohemi. Insistoj se me dëmtimin e Gavit do të ishte mirë të gjejmë një përforcim në mesfushë.
“Por ne do të shohim nëse situata jonë na lejon ta bëjmë këtë. Do të shohim.” /AlbEu.com/