sport

West Ham “all in” për yllin e Kombëtares

Pochettino e konsideron si një ndër talentet më të mëdha të sulmit, në Evropë, mirëpo duket se “bomberi” shqiptar, Armando Broja është çdo ditë e më larg “Bluve” të Chelsea, me sulmuesin shqiptar, që kërkon më shumë minuta në fushën e blertë, në mënyrë që të jetë në formën e tij më të mirë, para fillimit të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Fillimisht për të ardhmen e Brojës raportoi prestigjiozja “The Sun”, e cila theksoi se “Legjionari” i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet në huazim, në janar me obligim shitjen në merkatone verës, mirëpo ka qëne një tjetër prestigjioze britanike, që raporton për një tjetër zhvillim të bujshëm, në merkaton e janarit, në Premier League.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve më të fundit, të “The Guardian”, 22-vjeçari nga Malësia e Madhe është kthyer në objektivin kryesor të merkatos, së “Çekanëve” të West Ham, me këta të fundit, që nuk mundën dot të transferonin talentin kolumbian, të Aston Villa, John Duran, për shifrën e 18 milionë paundëve dhe tashmë e kanë kthyer gjithë fokusin nga sulmuesi “Kuqezi”.

Broja prej kohësh ka qenë në listën e teknikut, David Moyes, me këtë të fundit, që ka nevojë për një “bomber” të mirëfilltë në majën e sulmit për pjesën e mbetur të sezonit, mirëpo duket se konkurrenca nuk do të mungojë për “yllin” shqiptar, pasi për Brojën intereson edhe skuadrat e Wolverhampton e Fulham. /abcnews.al

të fundit

Partizani U-19 triumfon në Maltë, Duka uron të rinjtë dhe u dëshiron sukses në ndeshjen e kthimit

Armand Duka dhe Partizani U-19Partizani U-19 hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër të UEFA Youth Champions…

43 seconds ago

Këmbimi valutor 17 Shtator 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me…

1 minute ago

Arrestohen ish-drejtuesi i Kadastrës Fier dhe biznesmeni Hasko, zbardhen detajet e skemës së falsifikimit të pronave në Seman

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Burime bëjnë me dije se…

4 minutes ago

E rëndë në Tiranë/ Tezja dhe kushëriri ab*zojnë me 12-vjeçaren! Çfarë u zbulua në telefonin e të miturës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e mitur 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga tezja dhe kushërirë,…

14 minutes ago

Brighton thyen rekordin 50-vjeçar të Manchester Unitedit në “Old Trafford

Manchester Unitedi është eliminuar nga Carabao Cup, pasi pësoi humbje 3-2 nga Brightoni në “Old Trafford”. Kjo disfatë i dha…

19 minutes ago

Fati i Kuvendit dhe Qeverisë në dorë të Gjykatës Kushtetuese, ekspertët sinjalizojnë rrezikun e shkuarjes në zgjedhje

Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re të Kosovës tashmë janë futur në një fazë të re të…

20 minutes ago