Categories: sport

Vozinha, portieri që mahniti ndaj Spanjës në debutimin e tij në Kupën e Botës dhe ‘fitoi’ afër 10 milionë ndjekës

Debutimi i Vozinhas në Kupën e Botës, në moshën 40-vjeçare, u shndërrua në një paraqitje që do të kujtohet gjatë.

Portieri i Përfaqësueses së Kepit të Gjelbër ishte vendimtar në barazimin 0-0 ndaj Spanjës, njërit prej favoritëve të turneut, teksa me shtatë pritje kyçe i siguroi vendit të tij një pikë historike.

Të lidhura

None found

Për gardianin veteran, kjo përbënte pa dyshim kulmin e karrierës së tij.

Pjesa dërrmuese e rrugëtimit të tij në futboll është zhvilluar larg skenave të mëdha, në klube më të vogla në vende të ndryshme të botës. Ai ka pasur etapa në Angola, Moldavi, Qipro dhe Sllovaki, në një karrierë të karakterizuar nga lëvizje të vazhdueshme deri te shpërthimi i tij në Kupën e Botës.

Aktualisht, Vozinha është pjesë e skuadrës portugeze Chaves, që bën gara në divizionin e dytë të vendit.

Vozinha është nofka që Josimar Jose Evora Dias e mban që prej fëmijërisë.

Ky emër ka një domethënie si në portugalisht, ashtu edhe në kreolën e Kepit të Gjelbër, dhe afërsisht përkthehet si “gjyshe e vogël”. Ai lidhet me marrëdhënien e fortë që kishte me gjyshërit, të cilët kontribuan në rritjen e tij në periudhat kur prindërit largoheshin shpesh për punë.

Me kalimin e viteve, kjo nofkë e shoqëroi gjatë gjithë karrierës dhe sot është identiteti me të cilin njihet në arenën ndërkombëtare.

Pas ndeshjes me Spanjën, emocionet e pushtuan plotësisht dhe Vozinha shpërtheu në lot.

“Po qaj sepse u rrita me gjyshërit e mi dhe ata nuk janë këtu… ata ndërruan jetë disa vite më parë”, ka thënë fillimisht Vozinha.

“Edhe mami im nuk ishte këtu sot. Mami im kishte probleme me vizën dhe paratë për të udhëtuar, por unë jam sot shumë i lumtur për të gjithë njerëzit nga Kepi i Gjelbër”, përfundoi portieri.

Pas barazimit të Kepit të Gjelbër me Spanjën, Vozinha ka shkuar në 6.9 milionë ndjekës në Instagram, nga 50 mijë që kishte përpara ndeshjes. Kjo shifër vijon të rritet dhe ai është kthyer në një nga sensacionet e këtij fillim Botërori.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago