Categories: sport

Heroi 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër në Botërorin 2026 mbetet pa klub dhe pret sfidën e radhës

Vozinha, portieri i Kepit të Gjelbër dhe një nga emrat që ka spikatur më shumë në Kupën e Botës 2026, po shqyrton të ardhmen e tij pasi i ka përfunduar marrëveshja me skuadrën portugeze Chaves.

Gardiani 40-vjeçar tërhoqi vëmendjen e tifozëve anembanë globit me paraqitjet e tij mbresëlënëse në Botëror, sidomos në barazimin 0-0 me Spanjën dhe në takimin 2-2 ndaj Uruguait, ku dha kontribut të madh në rezultatet pozitive të përfaqësueses së tij.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për gazetarin brazilian Daniel Braune, Vozinha bëri të ditur se aktualisht është pa skuadër.

“Kontrata ime me Chaves ka përfunduar dhe për momentin nuk kam klub. Jam i hapur për çdo mundësi dhe do të shohim çfarë do të ndodhë pas Botërorit”, u shpreh portieri me përvojë.

Ai la të hapur edhe mundësinë e një transferimi në Brazil, vend në të cilin ka fituar popullaritet të madh gjatë këtij turneu.

Rritja e famës së Vozinhas është ndihmuar ndjeshëm edhe nga mbështetja e influencuesit të njohur brazilian Casimiro Miguel.

Portieri tregoi se llogaritë e tij në rrjetet sociale kanë pësuar një shpërthim të jashtëzakonshëm të ndjekësve pas paraqitjeve në Kupën e Botës.

“Do të ishte shumë bukur të luaja në Brazil. Në çdo rast, dua ta vizitoj vendin dhe t’i falënderoj tifozët për gjithë mbështetjen që më kanë dhënë”, deklaroi ai.

Megjithatë, përtej interesit rreth së ardhmes së tij në nivel klubesh, përqendrimi kryesor i Vozinhas mbetet te Kupa e Botës.

Kepi i Gjelbër po paraqitet për herë të parë në historinë e tij në një Botëror dhe është shumë pranë një momenti historik.

“Ëndrra ime dhe e gjithë popullit të Kepit të Gjelbër është të kalojmë fazën e grupeve. Vetëm pjesëmarrja në Kupën e Botës ishte historike, por kualifikimi më tej do të ishte diçka e jashtëzakonshme”, theksoi portieri.

Ai foli gjithashtu edhe për idhujt e fëmijërisë në rolin e portierit, duke përmendur belgun Michel Preud’homme, holandezin Edwin van der Sar dhe italianin Gianluigi Buffon.

Në ndeshjen vendimtare përballë Arabisë Saudite, Kepi i Gjelbër do të synojë kalimin në fazën nokaut, ndërsa Vozinha vazhdon të mbetet figura që simbolizon suksesin e kësaj përfaqësueseje në Botërorin 2026.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago