Vora u ndal në barazim 1-1 ndaj Elbasanit në “Elbasan Arena”, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të takimit, trajneri i skuadrës vorake, Arjan Bellai, analizoi paraqitjen e ekipit.
None found
“E kishim përgatitur ndeshjen dhe erdhëm me objektivin për të marrë rezultat, edhe pse na mungonin dy lojtarë të rëndësishëm. Në fushë nuk pati diferenca të mëdha mes skuadrave. Të dyja ekipet krijuan mundësi dhe pikërisht te rastet do të përcaktohej edhe fituesi. Ishim të vëmendshëm në momentin e golit, pasi mund të shënonte Elbasani, por edhe ne kishim mundësinë ta bënim këtë.
Jam i kënaqur me djemtë. Duhet të vazhdojmë ta ruajmë shpirtin konkurrues dhe të mos ndikohemi nga rastet e humbura. Më e rëndësishmja për ne është të marrim pikë dhe të tregojmë të njëjtën dëshirë në lojë.
Në pjesën e dytë u treguam më të kujdesshëm. A ishte kjo pjesë e planit për të ruajtur barazimin? Ne shkuam në Elbasan me synimin që të mos humbnim dhe përgatitja ishte bërë pikërisht në këtë drejtim. U përpoqëm të ndalonim Bruno Lulajn, i cili kishte bërë disa vertikalizime. Pedro kishte marrë detyrën që të mbyllte këto dalje dhe ia dolëm të realizonim atë që kishim planifikuar.
Mund të ishim paraqitur edhe më mirë. Në disa momente u shfaqëm të tensionuar dhe duhet të jemi më të qetë për të zhvilluar lojën tonë. Duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet, si ato që patën Karrica dhe Halabaku.
Çfarë duhet të përmirësojë ekipi për të qenë më i qëndrueshëm, përqendrimin apo cilësinë? Është kryesisht çështje karakteri. Lojtarët kanë aftësitë e nevojshme për të luajtur futboll. Ndikojnë edhe mosha dhe mënyra e pozicionimit të ekipit. Ndeshja u zhvillua në përputhje me përgatitjen tonë. Po punojmë si në këtë aspekt, ashtu edhe në anën psikologjike. Ankthi që lidhet me pikët nuk na lejon të jemi të qetë”, deklaroi Bellai.
Këngëtarja Rovena Ibrahimi ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, humbjen e të vëllait në…
Ivan Gvozdenovic Elbasani doli me vetëm një pikë nga përballja me Vorën në ndeshjen e javës së 6-të të Superiores,…
Edlir Tetova Teuta vazhdoi aty ku e la, duke u rikthyer në kampionat me një fitore bindëse përballë Skënderbeut [...]Read…
Julian Ahmataj Skënderbeu u mposht nga Teuta, në ndeshjen e vlefshme të javës së gjashtë të Superiores [...]Read More...
Fenerbahçe po përgatit një ofertë të majme për yllin e Real Madridit, Brahim Diazin, me synimin për ta transferuar atë…
Zëri i Shpat Kasapit rikthehet edhe një herë te publiku, këtë herë përmes një kënge që mbart një histori të…