Categories: sport

Humbja e tretë radhazi në Superiore, Arjan Bellai kritikon arbitrimin pas ndeshjes me Teutën: Ai nuk ishte penallti, VAR-i duhet të gjejë një zgjidhje

Vora pësoi humbjen e tretë radhazi në “Abissnet Superiore”, pasi u mposht 2-0 nga Teuta në takimin e javës së katërt, të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Arjan Bellai analizoi para mediave paraqitjen e skuadrës së tij.

Të lidhura

None found

Bellai u shpreh se ekipi i tij nuk ishte më inferior se Teuta dhe se pjesa e dytë nuk shkoi sipas parashikimeve. Sipas tij, mungesa e golit ndikoi në rezultat, ndërsa lojtarët i përgëzoi për atë që treguan në fushë.

“Është një tjetër humbje, por më vjen keq sepse nuk mund të them se ishim më të dobët se Teuta. Pjesa e dytë nuk u zhvillua aspak në mënyrën që e kishim menduar. Kjo ndodh kur nuk arrin të shënosh. Gjithsesi, nuk dua ta lidh gjithçka me humbjen, pasi i përgëzoj çunat për lojën që zhvilluan sot. Besoj se këtë sezon diferencat mes ekipeve janë të njëjta”, deklaroi ai.

Trajneri i Vorës theksoi se skuadra ka pasur një kalendar të vështirë në katër javët e para, ndërsa objektivi i saj mbeten përballjet me ekipet që ndodhen në mesin e klasifikimit.

“Në katër ndeshjet e para kishim një program të vështirë. I kemi parë të gjitha ekipet e Superiores, ashtu si edhe ekipet e tjera. Ne e kemi fokusin te ndeshjet me skuadrat që janë në mesin e tabelës. Jam i kënaqur me atë që çunat shfaqën në fushë”, u shpreh Bellai.

Bellai kundërshtoi vendimin për penalltinë dhe kritikoi mënyrën se si u përdor VAR-i. Ai tha se kontakti ishte shumë i afërt dhe se sistemi i asistencës video nuk e ndihmoi situatën.

“Për mua nuk ishte fare penallti, nuk ekziston. Mund të jetë VAR-i apo kushdo tjetër, por kjo nuk duhet marrë përsipër në atë mënyrë. Në futboll duhet të gjendet një zgjidhje që VAR-i të analizojë edhe planet e tjera. Për mua nuk ishte penallti, edhe distanca mes futbollistëve ishte shumë e afërt. Mund të gabojë dikush, por në atë moment VAR-i nuk ndihmoi. Më erdhi keq, sepse kur rezultati ishte 1-0, ndeshja ishte ende e luftuar. Më shumë më vjen keq për futbollistët”, tha ai.

I pyetur për rastet flagrante dhe faktin që tashmë ka kaluar java e katërt, trajneri e pranoi se skuadra duhet të përmirësohet, veçanërisht në repartin e mbrojtjes.

“E dija se çfarë lojtari ishte Boçi dhe u thashë të mbyllnim qendrën. Ai ashtu mendoi dhe ashtu veproi, ndërsa kjo ishte linja jonë, duke ditur se sulmuesi i Teutës ishte shumë i fortë. Pikërisht kjo na shkaktoi probleme”, shpjegoi Bellai.

“Nga ndeshja në ndeshje përpiqemi të kuptojmë se çfarë shkoi keq. Deri diku e menaxhuam pjesën e parë, ndërsa në të dytën dolëm aty ku duhet të ishim”, përfundoi trajneri i Vorës.

të fundit

Bërvenicë, pjesëmarrja në balotazh arrin në 40,49 për qind deri në orën 15:00

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

3 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë të drejtën e vaksinimit

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

3 minutes ago

Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias: Përpara nesh mbeteshin edhe 85 minuta pas golit të parë

Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...

3 minutes ago

Bejta rikthen në Big Brother VIP Kosova 5 vallëzimin viral të këngës “Lule

Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…

9 minutes ago

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

9 minutes ago

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

17 minutes ago