Vora u mund 1-3 nga Egnatia në stadiumin “FK Vora”, në përballjen e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Arjan Bellai analizoi para mediave paraqitjen e skuadrës së tij.
None found
Bellai tha se ekipi kaloi në avantazh pas një pjese të parë dhe fillimit të së dytës, ku tregoi karakter dhe qëndroi kompakt. Megjithatë, sipas tij, Vora nuk arriti ta ruante epërsinë, ndërsa përballë kishte Egnatian, të cilën e konsideron skuadrën më të mirë në Shqipëri, vlerësim që po e dëshmon edhe me pjesëmarrjen në grupe.
“Ndeshja pati dy tablo. Deri në gjysmën e pjesës së dytë, përpara zëvendësimeve, treguam karakter dhe arritëm të kalonim në avantazh. Shënuam, por nuk ditëm ta administronim epërsinë. E dinim se përballë kishim një nga ekipet më të mira. Në pjesën e parë u treguam disi cinikë, por duhej të ishim më të saktë dhe më seriozë në pasimet e fundit. Po të kishim shënuar, ndeshja do të merrte tjetër drejtim. E realizuam golin në pjesën e dytë, por nuk ishim aq kompaktë sa në pjesën e parë”, u shpreh ai.
Trajneri i Vorës theksoi se momenti vendimtar erdhi pas minutës së 65-të, kur skuadra humbi kontrollin dhe pësoi golat. Pavarësisht rezultatit, ai përgëzoi lojtarët për angazhimin e treguar në fushë.
“Pas minutës së 65-të e humbëm ndeshjen dhe për këtë arsye erdhën edhe golat e pësuar. Gjithsesi, duhet t’i përgëzoj djemtë për atë që dhanë në fushë. Nuk bëhet fjalë për mungesë eksperience, pasi gjysma e lojtarëve janë të njëjtët. Ekziston një diferencë moshe, por duhet të luftosh më shumë dhe të reagosh më shpejt kur luan në fushën tënde. Nuk jemi si vitin e kaluar; besoj se kemi përmirësim si në cilësi, ashtu edhe në interpretimin e lojës. Një humbje nuk do të thotë se gjithçka ka përfunduar. Nga ajo që treguan, kam besim se do të ecim përpara”, deklaroi Bellai.
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…