Detaje të reja mësohen nga vjedhja e bizhuterive në vilën e Ronaldo Nazario-s në Ibiza.
Sipas raportimeve, mes gjashtë të arrestuarve, katër janë me kombësi shqiptare, një është spanjoll dhe një nga Rumania.Mesfushori italian i PSG-së u grabit nga persona të maskuar, dhe raportohet se në shtëpinë e tij në Ibiza u vodhën një pjesë e mirë të bizhuterive që besohet se kapnin vlerën 3 milionë eurove.
Mediat në vend, duke cituar burime raportojnë se katër arrestime janë bërë në Malaga dhe dy të tjerë në Denia.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se një pjesë e rëndësishme e asaj që është vjedhur është gjetur në shtëpinë që ndodhet në zonën Cala Jondal, në komunën Sant Josep de Ibiza, në pronësi të ish-futbollistit.
Në momentin kur ka ndodhur vjedhja nuk kishte njeri në banesë ndërsa thuhet se aty kishte kaluar disa ditë futbollisti italian Marco Verratti me familjen e tij. Denoncimi për grabitjen është bërë në Gardën Civile në orët e para të kësaj të hëne.
Ndonëse nuk konfirmohet, vlera e bizhuterive dhe parave të vjedhura mund të arrijë në rreth tre milionë euro.