Vllaznia është skuadra për t’u mposhtur momentalisht në Superiore. Shkodranët po ‘shtypin’ këdo që u del përpara dhe javën e fundit kanë siguruar me të drejta të plota vendin e dytë në kampionat.
Fitorja me Dinamon ua mundësoi këtë dhe performanca të tilla s’kishin sesi të mos vlerësoheshin nga presidenti Alban Xhaferi.
Një premio prej 10 milionë lekësh është akorduar direkt pas asaj fitoreje duke mos pritur fare për Klasiken me Tiranën.
Lojtarët kuqeblu do të sfidojnë bardheblu me moralin e lartë dhe xhepat plot. Sigurisht, një tjetër premio pritet të akordohet edhe për ‘kokën’ e kryeqytetasve.
Klasikja e Shqipërisë do të luhet në orën 17:00, të shtunën në Loro Boriçi dhe si asnjëherë këtë sezon, tribunat pritet të jenë të mbushura nga tifozët. /newsport.al/