Vllaznia dominon në “Air Albania” ndaj Tiranës që reziston dhe merr një pikë

Është mbyllur në barazim pa gola klasikja në Abissnet Superiore mes Tiranës dhe Vllaznisë në “Air Albania”.

Vllaznia dominoi thuajse të gjithë ndeshjen duke krijuar raste pa fund, por pa ditur të gjejë rrugën e rrjetës. Në krahun tjetër Tirana rezistoi me portierin Visar Bekaj që ishte lojtari më i mirë i vendasve.

Barizmimi i sotëm mban në krye Tiranën me 34 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 4 me 26 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 22:01