Shqipëria sfidon nesër Çekinë në transfertë në orën 20:45.
Sfida vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.
Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë pas 2 ndeshjeve të luajtura.
Në treg, lojtarët e Çekisë vlerësohen 2 herë më shumë se kuqezinjtë e Silvinjos.
Kështu, Kombëtarja shqiptare shkon në Çeki me vlerën totale të lojtarëve që vlerësohet 80 milionë euro, ndërsa duhet theksuar se mungojnë futbollistë si Uzuni, Gjimshiti dhe Broja.
Në anën tjetër vlera e Çekisë është 177 milionë euro. Këto vlera janë nga “Transfermarkt” dhe vlejnë vetëm në letër, pasi fusha e blertë do vulosë gjithçka në fund.