“Vlahovic kishte kohë që më pyeste se çfarë mendoj për Juven”, prezantohet Kostic

Filip Kostiç ka nënshkruar së fundmi për Juventusin dhe këtë të premte është organizuar një konferencë ku ai iu drejtua tifozëve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, duhet ta them edhe një herë. Ndeshjen e fundit e fituam 3:0 dhe ishte shumë bukur. Doja një ndryshim të peizazhit. Vlahovic është këtu dhe jam shumë i lumtur. Dhe në përgjithësi, më vjen mirë që u bëra pjesë e Juventusit”, theksoi Kostic dhe më pas tregoi bisedën e tij me Vlahovicin para se të vinte në Juventus, shkruan albeu.com.

“Derisa isha duke luajtur me Vlahovic në kombëtaren e Serbisë, ai më pyeti se çfarë mendoja për klubin dhe shtoi se do të dëshironte që të luanim bashkë. Më tha shumë gjëra të bukura për Torinon. E shoh tani që ai kishte të drejtë për gjithçka. Kur më pyet për lojën ideale mes nesh të dyve, do të ishte një pasim në 16 metra nga ku Vlahovic mund të shënojë gol.

Kostiç më pas vazhdoi të flasë për ardhjen e tij në klubin e ri.

“Juventusi është një klub që kërkon fitore. Do të përparoj hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje. Unë e di se çfarë kërkon klubi nga unë dhe do të bëj gjithçka që duhet për të përparuar. Unë nuk jam përfshirë në negociata që në kontaktin e parë. E dija që doja të vija këtu dhe do të bëja gjithçka për të arritur këtu. Unë e kam ndjekur Juventusin që nga fëmijëria. Detyra ime këtu është t’u jap sulmuesve topat më të mirë për të shënuar gola. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu”. /albeu.com/

Shtuar 19.08.2022 19:50