Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone foli në një konferencë për shtyp pas polemikave rreth Vinicius në Spanjë.
Braziliani u akuzua nga Pedro Bravo, presidenti i shoqatës së agjentëve spanjollë, se po ngazëllehej në mënyrë mosrespektuese, pra kërcente.
“Nëse doni të kërceni samba shkoni në disko, në këto kontekste ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj dhe të mos silleni si majmun”, tha ai.
Një polemikë që po zvarritet dhe për të cilën Cholo komentoi: “Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën jemi të gjithë të përfshirë, të gjithë jemi njerëz dhe kjo është shoqëria që kemi”./albeu.com