Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ri i Sandërlendit. Ajo që ishte përfolur që nga mbërritja e tij në fund të korrikut, tani është konfirmuar nga klubi, i cili ia ka dhënë shiritin e kapitenit mesfushorit. 32-vjeçar zëvendëson Dan Neil dhe menjëherë ka marrë një rol qendror në ekip, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Trajneri Regis Le Bris e shpjegoi zgjedhjen: “Graniti ka të gjitha cilësitë. Performanca e tij deri më tani ka qenë vërtet mbresëlënëse dhe mund ta shihni në fushë se ai është në një nivel shumë të lartë. Ata përreth tij e ndiejnë ndikimin e tij dhe aftësitë e tij udhëheqëse do të jenë thelbësore ndërsa ai përballet me një mjedis të ndryshëm dhe sfida të reja.”
Xhaka shprehu entuziazmin e tij për rolin: “Ndihem jashtëzakonisht krenar. Është një nder i madh të jem përkrah emrave kaq të mëdhenj që e kanë mbajtur tashmë këtë shirit në krah. Kushdo që më njeh e di se çfarë të presë. Unë jam dikush që kërkon shumë, jam fitues dhe dua të fitoj. Pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të ekipit.”
Ai do të debutojë si kapiten të shtunën, kur Sandërlend luan në shtëpi kundër Uest Hem.
🫵 This is your captain speaking.
A message to you from Granit Xhaka 🗣️ pic.twitter.com/LR7uBooZRj
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 14, 2025