Categories: sport

VIDEO/ UEFA inspekton stadiumet shqiptare në prag të EURO U-21 2027

Shqipëria ka hyrë në fazën e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, i cili do të zhvillohet në vitin 2027 me vendin tonë si bashkëorganizator. Turneu pritet të sjellë në Shqipëri talentet më të spikatura të futbollit europian, si dhe një numër të konsiderueshëm ndeshjesh ndërkombëtare.

Në kuadër të organizimit të këtij aktiviteti, një delegacion i UEFA-s po zhvillon këto ditë një vizitë inspektuese në stadiumet që do të presin sfidat e kampionatit.

Të lidhura

None found

Qëllimi i vizitës është kontrolli i infrastrukturës, vlerësimi i kushteve në impiantet pritëse dhe koordinimi i hapave që duhen ndërmarrë përpara nisjes së turneut.

Delegacioni drejtohet nga Guillaume Poisson, Shefi i Operacioneve të Turneve të UEFA-s në Njësinë e Menaxhimit të Turneve dhe Eventeve.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, përfaqësuesit e UEFA-s kanë inspektuar “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Elbasan Arena” në Elbasan. Procesi vijon me kontrollet në dy stadiumet e Tiranës që do të përfshihen në organizimin e kampionatit.

Pas stadiumit “Air Albania”, ndalesa e radhës do të jetë “Arena e Demave”, impianti i klubit Partizani, i cili do të inspektohet të enjten.

Kontrollet janë pjesë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes UEFA-s, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe strukturave të pushtetit lokal. Synimi është që organizimi i EURO U-21 2027 të jetë në përputhje me të gjitha standardet e kërkuara nga UEFA.

Pritja e Kampionatit Europian U-21 i jep Shqipërisë mundësinë të thellojë përvojën në organizimin e aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare të futbollit, ndërsa turneu pritet të kontribuojë në zhvillimin e këtij sporti dhe në promovimin e vendit e të qyteteve pritëse.

Puna për përgatitjet do të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n. Stadiumet dhe qytetet pritëse do të mbeten në fokus deri në fillimin e turneut në vitin 2027.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

6 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago