Shqipëria po hyn në fazën e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, i cili do të organizohet në vendin tonë gjatë vitit 2027. Në kuadër të këtij procesi, UEFA ka nisur kontrollet në stadiumet dhe qytetet ku do të luhen ndeshjet e turneut.
Inspektimet kanë për qëllim verifikimin e kushteve dhe standardeve teknike të impianteve sportive. Gjithashtu, gjatë vizitave janë përcaktuar ndërhyrjet dhe përmirësimet që duhet të realizohen për t’i përgatitur stadiumet për kompeticionin.
None found
Guillaume Poisson, Drejtues i Operacioneve në UEFA, deklaroi për fshf.org se këto vizita kanë rëndësi të veçantë për organizimin e turneut dhe për përgatitjet në qytetet pritëse.
Sipas tij, organizimi i një prej turneve madhore të UEFA-s përbën një mundësi të rëndësishme për Shqipërinë. Poisson e cilësoi këtë si një tregues të besimit të UEFA-s te Federata Shqiptare e Futbollit dhe te kapaciteti i saj për të zhvilluar turnetë e organizatës. Ai shtoi se EURO U-21 2027 do t’i japë Shqipërisë mundësinë të prezantojë atë që ofron sot, si edhe potencialin që do të ketë gjatë verës së ardhshme.
Delegacioni i UEFA-s ka kryer inspektime në Shkodër dhe Elbasan, ku janë vizituar stadiumet që do të presin ndeshjet.
Poisson bëri të ditur se të gjitha punët dhe përmirësimet e nevojshme tashmë janë evidentuar. Qytetet pritëse kanë marrë raportet përkatëse dhe janë informuar për detyrat që duhet të përmbushin. UEFA pritet të rikthehet në muajin mars për vizitën e fundit të punës, gjatë së cilës do të bëhet vlerësimi përfundimtar dhe do të kontrollohet nëse impiantet janë gati për turneun.
Drejtuesi i Operacioneve në UEFA theksoi se për një Kampionat Europian U-21 nuk mjafton vetëm zhvillimi i ndeshjeve, pasi rëndësi ka edhe përvoja që u ofrohet tifozëve dhe spektatorëve.
Ai nënvizoi se një ndeshje futbolli nuk kufizohet te 90 minutat në fushë, por përfshin të gjithë eksperiencën e publikut para, gjatë dhe pas takimit.
Poisson vlerësoi se publiku shqiptar do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë aktivitet, përmes pjesëmarrjes, mbështetjes së komunitetit dhe vendit, si dhe duke dëshmuar se Shqipëria di ta festojë futbollin dhe t’u kushtojë vëmendjen e duhur yjeve të së ardhmes.
Ai e përshkroi Shqipërinë si një destinacion të mrekullueshëm për verën e vitit 2027, veçanërisht për periudhën nga 16 qershori deri më 3 korrik, kur do të zhvillohet turneu. Në përfundim, Guillaume Poisson ftoi tifozët të vijnë në Shqipëri, të blejnë një biletë për një ndeshje dhe të zbulojnë vendin.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…