VIDEO / Trajneri i Leçes godet me kokë sulmuesin e Veronës

Tension shumë i lartë në “Via del Mare” të Leces në përfundim të përballjes së mbijetesës mes Leçes dhe Veronës, e fituar 1-0 nga miqtë. E kuqe e drejtpërdrejtë për sulmuesin e verdheblu, Henri, shumë nervoz dhe i marrë me forcë nga zëvendësdrejtori sportiv Xhenaro Del Vekio, ish-menaxheri dhe ish-lojtari i puliezëve.

Henri, i cili përplasej shpesh me Pongracic gjatë ndeshjes, u ankua se ishte goditur: “E patë se çfarë ndodhi”, – ishin fjalët e tij të raportuara nga Sky, duke iu referuar një goditjeje me kokë që iu dha nga trajneri i Leces, D ‘Aversa, dhe më pas u përjashtua gjithashtu.

“Unë shkova të shtrëngoj duart me D’Aversan, e njoh dhe është mik. Janë këto momente tensioni dhe duhet të jesh i zoti në menaxhimin e tij”, – tha trajneri i Veronës, Marko Baroni duke folur për finalen e zjarrtë.


Shtuar 10.03.2024 16:31