Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano po bën xhiron në rrjet.
Kësaj radhe, jo pse u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës me ekipin e tij, por për një gjest tjetër.
Të lidhura
None found
Në një video të publikuar në X, Vincenzo shihet se pas kualifikimit vrapon drejt gazetares së Sky Sport, Vanesa Leonardi, të cilën pastaj e puthi.
Lidhur me pamjet ka reaguar edhe bashkëshorti i Vanesës, Mauricio Kompagnoni, i cili në X shkruan: “Po si mendon se e ka puthur para të gjitha kamerave dhe me gruan e tij në tribunë?”.
Fiorentina kaloi tutje, pasi eliminoi Viktoria Plzenin pas vazhdimeve, ndërsa në gjysmëfinale do të takohet me Club Brugge.
