Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe si mysafir ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.
Pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një skandal i madh, ku tifozët vendas u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafir.
Në fushë ndodhi një rrahje e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve të Fenerbahçes, madje as policia nuk arriti t’i ndalonte.
Me këtë fitore, Fenerbahçe shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri Galatasaray.