Babai i Cristian Shpendit në Itali ka rrëmbyer skenën e futbollit. Ai ka sulmuar portierin e Olbias duke e goditur me grusht në fytyrë, pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes Cesena – Olbia. Cesena fitoi 1 me 0 ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Seria C, por rezultati kaloi në plan të dytë.
Gjithçka erdhi për shkak të dëmtimit që pësoi Cristian Shpendi, pjesë e Cesenas. Sulmuesi i Kombëtares së moshave u aktivizua në minutën e 58’ dhe u zëvendësua në minutën e 85’ nga Ogunseye, pas dëmtimit të pësuar. Ishte portieri Rinaldi që luan për Olbian, ai që ndikoi.
Kujtojmë se Shpendi është në krye të renditjes së golashënuesve në Seria C. Me 10 golat e tij, Cesena mban vendin e parë në renditje. 49 pikë të grumbulluara pas 20 javëve për klubin që synon ngjitjen në Seria B. Mbetet për t’u parë nëse do ketë penalitet për Cesenan pas kësaj ngjarje. /newsport.al/
Një anije mallrash është fundosur pas përplasjes me një tjetër mjet lundrues në Detin Marmara, pranë Stambollit, ndërsa dhjetë anëtarët…
Real Madridi e ka mbyllur një afat kalimtar veror shumë aktiv, duke bërë disa përforcime të rëndësishme për sezonin 2026/27.Klubi…
Gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 95-të të protestës, një nga aktivistët ka bërë një deklaratë të fortë lidhur…
Edhe këtë sezon të ri, “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, vjen në…
Nju Jorku do të ndalojë përdorimin e inteligjencës artificiale nga nxënësit e shkollave publike deri në klasën e tetë, ndërsa…
Një anije mallrash është fundosur pas përplasjes me një tjetër mjet lundrues në Detin Marmara, pranë Stambollit, ndërsa dhjetë anëtarët…