sport

Sulmoi portierin kundërshtar, flet babai i Cristian Shpendit: E pashë djalin tim në tokë dhe u çmenda

Video e momentit kur babai i Cristian Shpendit goditi portierin e Olbias mbrëmjen e djeshme bëri xhiron në rrjet. Babai i talentit të Shqipërisë u21, u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes Cesena-Olbia dhe goditi me grusht Filippo Rinaldin, portierin e Olbias.

Pikërisht për këtë gjest të kryer, është vetë Liman Shpendi që ka folur për “Rai”. Babai i sulmuesit shqiptar që ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij, duke thënë se u “çmend” kur e pa Cristianin të shtrirë në fushë.

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd”, është shprehur Liman Shpendi ose siç njihet me emrin Alex.

Megjithatë, Shpendi është thirrur mëngjesin e sotëm në komisariatin e Cesenas. /newsport.al/

të fundit

Moti i keq vonon përgatitjet e Spanjës para finales së Botërorit

Kombëtarja e Spanjës është detyruar të shtyjë seancën e fundit stërvitore para finales së Kupës së Botës 2026 për shkak…

20 seconds ago

Video/ Zjarret e mëdha në Kanada detyrojnë ushtrinë të evakuojë banorët, tymi shtrihet në SHBA

Autoritetet kanadeze kanë angazhuar ushtrinë në operacionet e evakuimit, ndërsa vendi po përballet me një situatë të vështirë të shkaktuar…

7 minutes ago

Klekovski u kërkon banorëve të Gostivarit bashkëpunim në anketat epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski tha se nuk do të shpallet gjendje epidemike në Gostivar derisa të zbardhet shkaku i…

15 minutes ago

Atentati në Sarandë ndaj Thimjo Rubatit, zbulohet buzë detit një motor që dyshohet se u përket autorëve

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo…

18 minutes ago

Sulejmani Raises Suspicions of Misuse After DUI’s Silence on Zajas-Drugovë Sewage System

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, akuzoi BDI-në për heshtjen lidhur me mosrealizimin e projektit të kanalizimit…

33 minutes ago

Sveçla: Paunović and Kosovo’s enemies barred from entering the country

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla iu përgjigj ministres serbe Paunoviç, lidhur me deklaratat tronditëse të kësaj të fundit se…

33 minutes ago