Categories: kosovë

Nis funksionimi i sistemit të pagesave të shpejta në Kosovë

Në aktivitetin e prezantimit të Sistemit të Pagesave të Shpejta, të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës, mori pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se projekti përfaqëson një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës financiare kombëtare dhe përmirësimin e shërbimeve të pagesave, në linjë me zhvillimet dhe standardet moderne evropiane.

Të lidhura

None found

Ai vuri në dukje se vlera e këtij sistemi nuk qëndron vetëm te përparimi teknologjik, por te ndikimi i tij në ekonominë reale: pagesa më të shpejta dhe shërbime më efikase për qytetarët, qarkullim më i shpejtë i fondeve për bizneset dhe kosto më të ulëta të transfereve bankare. Në praktikë, sistemi do t’i lejojë qytetarët dhe bizneset të kryejnë transferta brenda pak sekondash, në çdo orë të ditës, shtatë ditë në javë, pa u varur nga orari bankar ose ditët e pushimit. Kjo nënkupton lehtësi më të madhe në pagesat e përditshme, akses më të shpejtë në fondet financiare dhe kosto më të ulëta për qytetarët dhe bizneset, theksoi ai.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se për Kosovën ky projekt shënon një arritje në infrastrukturë dhe një hap të prekshëm drejt afrimit me hapësirën financiare evropiane.

Ai shtoi se integrimi evropian ndërtohet duke zbatuar standardet, duke fuqizuar institucionet dhe duke zhvilluar infrastrukturën. Në këtë kuadër, Sistemi i Pagesave të Shpejta dhe procesi i anëtarësimit në SEPA përbëjnë pjesë të orientimit të përbashkët për një Kosovë me sektor financiar modern, më të integruar me tregjet evropiane dhe me shërbime më efikase si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Ai shprehu mirënjohje për Bankën Botërore për përkrahjen financiare dhe partneritetin e vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, si dhe për Ministrinë e Financave për koordinimin dhe angazhimin e treguar. Gjithashtu, ai përgëzoi veçanërisht Bankën Qendrore të Kosovës për drejtimin dhe zbatimin e këtij projekti, si dhe institucionet financiare për kontributin e tyre në vënien në funksion të kësaj infrastrukture në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.

të fundit

Dorëheqja e Gentian Salës nga drejtimi i AKEP-it, dyshimet lidhen me dosjen Agasi-Hyseni

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), institucion të cilin…

5 minutes ago

Berisha: Demokratët janë arkitektët e fundit të së keqes; protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e administratës shtetërore, fondeve publike dhe strukturave…

6 minutes ago

Debutimi i Anthropic nuk i fashit frikërat/ Flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet botërore

Tregjet financiare gjenden sërish nën presion pas rikthimit të shqetësimeve mbi qëndrueshmërinë e investimeve në inteligjencën artificiale. [...]Read More...

8 minutes ago

Sevdai Radogoshi – Qumili thyen heshtjen pas vdekjes së motrës dhe falënderon ngushëlluesit

Sevdai Radogoshi - Qumili reagon për herë të parë pas vdekjes së motrës, i falënderon ata që e ngushëlluan [...]Read…

9 minutes ago

Valdeti dhe Shqiponja e analizojnë lojën e Nichit: “Është gabim të merresh me të

Valdeti dhe Shqiponja komentojnë lojën e Nichit: Gabim është të merresh me të... [...]Read More...

9 minutes ago

Shpërthen debati midis Likit dhe Norës: “Ti je manipuluese…

"Ti je manipuluese..." - Plas debati mes Likit dhe Norës [...]Read More...

9 minutes ago