Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë nuk e nisën mirë këtë ndeshje pasi lejuan kundërshtarët që të rrezikojnë në disa raste portën e tyre.
Rasti i parë dhe i vetmi në pjesën e parë per Shqipërinë erdhi në minutën e 44-të kur Qazim Laçi me kokë rrezikoi seriozisht portën mysafire.
Pjesa e dytë ishte tejet e ekuilibruar me të dyja kombëtaret që herë pas herë merrnin iniciativën, por pa arritur të shënojnë.
Kështu pas këtij barazimi, fati i kualifikimit të Shqipërisë do të caktohet në ndeshjen e ardhshme ndaj Ukrainës, aty ku përveç se fitorja është kusht, duhet të merret parasysh edhe rezultati nga ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Momentalisht grupin e udhëheq Republika Çeke me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë
Komenti i ndeshjes:
90’+2’ Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë.
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
84’ Tuci dhe Laçi lënë fushën e lojës duke i bërë vend Abrashit dhe Uzunit.
83’ Lingr dhe Kushta hyjnë në fushë në vend të Provod dhe Shulc.
83’ – Një goditje dënimi e fituar nga Muçi është ekzekutuar nga Kristjan Asllani, i cili në dy tentativa nuk ka mundur të gjejë kuadratin.
72’ Bajrami i lë vendin në fushë Muçit.
67’ – Soucek ka një mundësi të artë, por gabon në momentin e fundit përballë Strakoshës.
57’ Top në thellësi për Seferin i cili rrëzohet pas një kontakti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
55’ Edhe Hori përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.
53’ Top në të djathtën për Laçin i cili kontrollon dhe gjuan, por sfera devijohet nga një mbrojtës në këndore. (VIDEO)
52’ – Në zhvillimin e një goditje këndi është Tuci që tenton me të majtën, por pa problem për portierin e çekëve.
48’ – Edhe njëherë çekët të rrezikshëm në këtë fillim të pjesës së dytë, por Strakosha tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij.
…nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
45’ – Një aksion i bukur i kuqezinjve, Laçi provon me kokë në një pozicion të vështirë, por Kovar, portieri i Çekisë, është pozicional.
42’ – Laçi provon me një goditje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.
36’ – Më në fund kuqezinjtë krijojnë një aksion të rrjedhshëm, por finalizimi i Bajramit është i gabuar.
30’ – Zëvendësim i detyruar në radhët e kuqezinjve: Asani del i dëmtuar, në vend të tij është Seferi.
17’ – Bajrami bën gjithçka bukur në zonën e çekëve, por në momentin e fundit gabon.
13’ – Një tjetër traversë për çekët(goditi Cerv), skuadra kuqezi është në vështirësi.
12’ – Goditja e parë nga këndi është për skuadrën çeke, traversa na shpëton nga pësimi i golit.
3’ – Asani tregohet i zgjuar duke rrëmbyer një top te lojtarët çek, por në momentin e fundit është ndalur nga mbrojtja
1’ – Çekët shkelmojnë të parët topin.
Ka nisur në “Air Albania” sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Nations League(Liga B, Grupi 1).
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci. Trajner: Silvinjo
ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori. Trajner: Ivan Hashek
Aurelien Tchouameni mund të largohet nga Real Madridi nëse në ditët e fundit të afatit kalimtar arrin një ofertë e…
Tre qytetet njëkohësisht shënjestruan forcat ruse gjatë natës në Ukrainë, duke mbjellë terror në Kiev, Chernihiv e Odesa. [...]Read More...
Sue Gray, ish-këshilltarja më e fuqishme e Keir Starmer në Downing Street, ka zbuluar prapaskenat e tensionuara të qeverisë britanike,…
MPB Maqedoni njofton se dje (19.08.2026), në orën 17:40, në Berovë, nëpunës policorë të NJPB Berovë e privuan nga liria…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po qëndrojnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u kanë lënë…
Paraditen e kësaj të enjteje, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit për Reformën Territoriale, është shoqëruar me tensione dhe debate,…