VIDEO/ Shënoi nga 68 metra, goli i jashtëzakonshëm i Arda Guler që po bën xhiron e rrjetit

Ylli turk, Arda Guler, i magjepsi të gjithë me realizimin në duelin ndaj Elçes, ku Reali i Madridit, triumfoi me rezultatin 4 me 1. Në minutën e 89-të, 21-vjeçari rrëmbeu skenën me një gol të jashtëzakonshëm nga gjysmëfusha e vetë, pas daljes së gabuar të portierit kundërshtar. Distanca e golit të Guler, është përllogaritur plot 68 metra, teksa është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ky është goli nga distanca më e madhe e shënuar ndonjëherë në La Liga, duke barazuar rekordin e golit të Antonio Joze të Numancia kundër Sevijas në vitin 2004, nga një distancë shumë e ngjashme.

Ndërkohë, një lojtar i Real Madrid nuk kishte shënuar në La Liga nga gjysma e fushës së vet që nga goli i Mikel Lasa kundër Sevijas në vitin 1995, i realizuar nga 58 metra.


Shtuar 14.03.2026 23:46