Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet për duelin me Letoninë, sfidë e cila do të luhet në Riga në orën 20:45.
Në stërvitjen e fundit të zhvilluar nga kuqezinjtë, ka patur edhe momente, kur lojtarët kanë bërë tentative drejt portës.
Në një “garë” mes Myrto Uzunit, Ylber Ramadanit dhe Jasir Asanit, ka dalë fitimtar ky i fundit.
Pano Xhixho ka “nxjerr zbuluar” lojtarët e Kombëtares, të cilët nga goditja e këndit provojnë të gjejnë portën duke goditur me të jashtmen.
Asani u tregua i saktë, teksa para tij gabuan Ramadani dhe Uzuni. Siç dihet dueli me Letoninë është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e Kombëtares për në Botëror.
Kuqezinjtë aktualisht ndodhen në vendin e dytë në grupin K me 4 pikë pas 3 ndeshjesh.