VIDEO / Rrëmujë në zonën kundërshtare, Muçi trefishon shifrat ndaj Lihtenshtejnit

Duket të jenë në super formë mbrëmjen e kësaj të hëne, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë që kanë arritur të gjejnë edhe golin e tretë të sfidës, në miqësoren e parë të qershorit, ndaj përfaqësueses së Lihtenshtejnit.

Nga një rrëmujë në zonën kundërshtare përfiton “ylli” i “Kuqezinjve”, Ernest Muçi, i cili me portën e boshatisur nuk e ka aspak problem të shtyjë topin, duke regjistruar emrin e tij në listën e golashënuesve. Rezultati shkon në 3 me 0.


Shtuar 3.06.2024 21:30