Rey Manaj ka “rilindur” në Turqi te skuadra e Sivasspor. Sulmuesi shqiptarë ka arritur sërish ditën e sotme të gjejë rrugën e rrjetës.
Në sfidën që Sivasspor fitoi ndaj Keciorengucu me shifrat 3-2, Manaj do të shënonte golin e 3-të, për t’i dhënë skuadrës së tij kualifikimin në Kupën e Turqisë. Lushnjari tundi rrjetën në minutën e 81-të të sfidës, teksa shënoi një gol spektakolar, ndërsa hyri si zëvendësues në minutën e 60-të.
Ky ishte goli i 4-të për Manajn në Kupën e Turqisë, ndërsa në kampionat ka shënuar 8 të tjerë në kampionat. /newsport.al/