VIDEO/ Reali mund Benfikën dhe kalon turin në Champions

Real Madrid ia doli të kalonte turin në Ligën e Kampioneve përballë Benfikës jo pa drithërima, në një ndeshje që e zgjidhën si zakonisht cilësitë e yjeve të skuadrës së Arbeloas.

Pas ndeshjes të fituar 1-0 në Portugali dhe polemikave që e shoqëruan, sfida e kthimit ishte e ndezur që në start dhe u bë më e ethshme pasi Benfika gjeti golin me Rafa Silva. Por përgjigja e shpejtë e vendasve me Tçuameni bëri që të shuhej shpejt paniku në “Bernabeu”.

Sfida vijoi e hapur, me mundësi nga të dy palët e më Kurtua i cili u detyrua që të bënte edhe ndërhyrje të rëndësishme për të shpëtuar portën, i ndihmuar në një rast edhe nga traversa. Por në fund diferencën e bëri përsëri Vinicius, i cili me një zbritje të shpejtë, transformoi i qetë përballë Turbin, duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të tij dhe vazhdimësinë e mëtejshme në turne.

Goli i Vinicius (VIDEO)

Goli i Tçuameni (VIDEO)

Goli i Rafa Silva (VIDEO)

 

 


Shtuar 25.02.2026 23:00