VIDEO/ Real Madridi ngec për ndeshjen e dytë radhazi, Bellingam shmang katastrofën me Elçen

Real Madrid është ndalur në barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë në transfertë përballë Elçes, duke humbur avantazhin që kishte krijuar më parë në renditje ndaj Barcelonës, nga e cila e ndan vetëm 1 pikë.

Madrilenët në fakt kanë shmangur katastrofën pasi në një ndeshje shumë të luftuar, Elçe e pa veten dy herë radhazi në avantazh në pjesën e dytë, duke u arritur fillimisht nga Hausen dhe më pas nga Bellingam.

Kështu, vjen një tjetër ndalesë për ekipin e Çabi Alonsos, që nuk duket se po kalon një formë të mirë dhe rotacionet e tij nuk po japin efekt.

Goli i Bellingam (VIDEO)

Goli i Alvaro Rodriguez (VIDEO)

Goli i Hausen (VIDEO)

Goli i Febas (VIDEO)

 


Shtuar 23.11.2025 23:09