Paris Saint-Germain ka thelluar epërsinë ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke e çuar rezultatin në 4-0.
Pas një pjese të parë dominuese që u mbyll me shifrat 2-0, parizienët vazhduan të imponohen edhe në fraksionin e dytë të lojës.
Desire Doue, në formë të shkëlqyer, realizoi golin e tij të dytë personal në këtë takim në minutën e 63-të, pas një asisti preciz nga Vitinha.
Goli i katërt është shënuar nga Khvicha Kvaratshkelia, ne minutën e 73.
Me këto 2 gola, PSG duket se ka vulosur fatin e ndeshjes, ndërsa Interi gjendet në vështirësi të mëdha për të kthyer rezultatin në minutat e mbetura.